Sport

Vedat Muriqi ka zgjedhur skuadrën e re

Vedat Muriqi me shumë mundësi do të largohet gjatë verës nga Rizespori, por jo edhe nga kampionati i Turqisë. Sulmuesi kosovar pritet ta vesh fanellën e Fenerbahces.

Nëse largohet nga Rizespor, Muriqi nuk luan në kampionatin turk përpos Fenerbahces.

Kështu shkruan sot portali turk ‘Sabah’, i cili më 25 prill veç e kishte quajtur të kryer transferimin e tij te gjiganti turk, përcjell lajmi.net.

24-vjeçari është takuar me menaxherin e tij dhe ia ka bërë të qartë vendimin që ka marrë.

‘’Në Turqi nuk dua të luaj në asnjë klub tjetër përpos Fenerbahces’’, ka deklaruar futbollisti nga Prizreni.

Muriqi ka shkëlqyer këtë edicion në Turqi, duke shënuar 15 gola dhe ka dhënë 7 asistime.

Nëse dështon kalimi i tij te Fenerbahce [që ka pak gjasa të ndodhë], ai mund të kalojë në Francë te Tolouse. /Lajmi.net/