Sport

Vëllai i Romelu Lukakus në Serie A

Jordan Lukaku është gati ta bëjë hapin e madh në karrierë duke u larguar nga vendlindja e tij Belgjika.
Mbrojtësi i majtë u largua nga Anderlechti dy vite më parë për t’iu bashkuar Oostendes dhe ka shkëlqyer aty.

21-vjeçari ishte pjesëmarrës edhe në Euro 2016 dhe tani kërkon largimin nga vendlindja për të luajtur në një kampionat më të fortë.

Është skuadra e Lazios që ka filluar bisedimet me të për një transferim të mundshëm në Serie A.
 Bisedimet mes dy skuadrave janë duke shkuar mirë, ndërsa Lukaku shihet si një lojtarë i ardhshëm i Lazios.

Për ta blerë talentin belg, Lazio do të shpenzojë rreth shtatë milionë euro.