Sport

Ventura rrezikon shkarkimin, ky trajner e zëvendëson

Italia mund ta shkarkoj nga detyra e trajnerit, Giampiero Ventura, nëse nuk arrin kualifikimin për në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Azzurët u mposhtën 1 me 0 kundër Suedisë në ndeshjen e parë të playoffit, transmeton IndeksOnline.

Kështu, ky rezultat ia ka rrezikuar kualifikimin Italisë edhe pse kjo e fundit luan ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Nëse vërtetë Italia nuk kualifikohet atëherë karrika e Venturës do të “lëkundet”, dhe vendin e tij pritet ta zë Carlo Ancelotti.

Ancelotti është pa punë që prej shkarkimi nga Bayern Munchen, dhe një punë si trajner i kombëtares do të ishte “vula” për italianin që ka pasur në duar klube të mëdha europiane (Chelsea, PSG, Milan, e Bayern).