Aktuale

Vërshimet në Maqedoni: Qeveria mban mbledhje të jashtëzakonshme

Qeveria e Maqedonisë është duke mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për vërshimet të cilat përfshinë disa rajone të Shkupit dhe Tetovës, ku për pasojë humbën jetën rreth 22 njerëz, dhe 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Deri më tani nuk ka informacione se çfarë është vendosur në këtë mbledhje, megjithatë është raportuar se pritet të shpallet gjendje të jashtëzakonshme në disa zona të vendit, si dhe të vendoset për ditë zie për nder të viktimave.

Zyrtarë të qeverisë ndërkohë kanë thënë se për këto vendime do të njoftojnë përmes një komunikate për media.