Tech

Versioni i ri i Snapchat, “inatos” përdoruesit

Versioni i ri i Snapchat po merr kritika të ashpra nga përdoruesit. Shumë përdorues janë ankuar në mënyra të ndryshme te kompania duke bërë lutje që të rikthehet versioni i mëparshëm, apo të sjellet një version i ri.

Përdoruesit po ankohen se nuk po arrijnë të gjejnë tregimet e tyre, veçoritë e preferuara si dhe rivendosjen e postimit. Edhe llogaria e Snapchat në Tëitter ka patur punë në dy ditët e fundit duke iu përgjigjur shumë ankesave të përdoruesve.

“Shpresojmë se komuniteti do të mësohet shpejt të përdorë këtë opsion.

Ne jemi të bindur që është i duhuri” ka thënë një zëdhënës i kompanisë i pyetur për ankesat.