ShowBiz

Vesa Luma po shijon ditët e fundit në Prishtinë

Vesa Luma duket që së shpejti do të largohet nga Prishtina.

Këngëtarja Vesa Luma e nisi ditën me një fotografi në një nga lokalet e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Ajo po merrte rrezet e diellit të mëngjesit, ndërsa në mbishkrim tregoi se po shijon ditët e fundit në Prishtinë

“Duke shijuar ditët e fundit në Prishtinë…#elumturdheemërzitur🤗😔”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se do t’i bashkohet bashkëshortit në Zelandë të Re.

Për ndryshe, këngëtarja nuk është aktive me projekte të reja muzikore, e për këtë gjë ka thënë se nuk po gjen inspirim për ndonjë këngë të re. /Lajmi.net/