Aktuale

Veseli: Demarkacioni shumë shpejtë në Kuvend

Kryeparlamentari Kadri Veseli në fillimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se shumë shpejt do të procedohet marrëveshja e Demarkacionit dhe Qeveria e Kosovës ka pritur që të ketë një koordinim të përbashkët. Sipas tij do të mbahet një tryezë e përbashkët me deputetët dhe me shoqërinë civile.

“Besoj që ata janë të gashtëm që të futemi në një tryezë të përbashkët para se të vie në Kuvendin e Kosovës. Ajo çfarë do të ishte më kryesore, askush nuk po e fillon iniciativën dhe unë si Kryetar do ta filloja nëse me vjen kërkesa zyrtare”, ka thënë Veseli.

Krye parlamentari ka shtuar se deri më tan nuk ka pranuar asnjë material zyrtar sepse nuk janë krijuar ende kushtet që Qeveria ta sjell materialin.

Po ashtu, Veseli tha se në momentin kur e pranon materialin do ta shpërndajë tek 120 deputetët.

“Besoj që javën e ardhshme do të vie dhe unë do ta shpërndajë”, tha ai.

“Po ashtu unë i kam thirr edhe kryetarët e komunave që ata t’i bin materialet kadastrale”, tha Veseli./Express