Aktuale

Veseli: Është koha që të drejtojmë gishtin kah Serbia e të kërkojmë drejtësi

Kryetari i Kuvendit, në seancën që po mbahet për masakrën në burgun e Dubravës, ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë shtet vajtues, port ë kërkoj drejtësi dhe kriminelët serb të cilët i kanë kryer këto masakra të vihen para drejtësisë.

Sipas tij familjarët e viktimave me të drejte mund të jenë të hidhëruar se përse nuk po zbardhet fati i masakrave dhe krimeve në përgjithësi.

“Në çdo haps është një radhe gjatë e aktiviteteve që lidhen me ngjarjet që kanë ndodh në periudha të ndryshme. Gjithë këto ngjarje, gjithë këta veprimtar meritojnë respektin. Por dy janë pastaj problemet, familjaret e viktimave në disa raste mund të jenë të hidhëruar se nuk mund të jemi në secilën ngjarje që ka ndodhur. Minimalisht mendoj se janë 186 maskara sipas statistikave, për 400 maskara të cilësuara vetëm në Kosovë, mos të flasim pastaj për rënien e komandantëve të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka thënë Kosova duhet ta drejtoj gishtin kah Serbia për krimet që ka kryer në Kosovë.

“A është e nevojshme që shteti i Kosovës vetëm të vajtojë apo të japë një mesazh se ne nuk vajtojmë, por veprojmë institucionalisht? Ne mund të dëmtojmë njeri-tjetrin se kjo është pjesa më e lehtë, por deri më 2015 fotografitë e vëna nga familjarët para Kuvendin kanë qëndruar kot dhe Kuvendi as që është marrë me to. Tani është koha ta drejtojmë gishtin kah Serbia dhe të kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai.