Aktuale

Veseli: Fillimi i Ri, e vetmja shpresë për Kosovën

Lideri i PDK-së Kadri Veseli, i cili në qytetin e Ferizajt shpalosi platformën e Fillimit të Ri, tha se pas 11 qershorit, Kosova me fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma, do të ec fuqishëm përpara, pasi që Fillimi i Ri është shpresa për Kosovën.

“Pas 11 qershorit të mos vonohemi, por të ecim fuqishëm përpara. Fillimi i ri është pikërisht shpresa e Kosovës së re, fuqizimi i Kosovës sonë sovrane. Fuqizimi ekonomik, transformimi i vendit tonë, në një vend të zhvilluar ekonomikisht, i cili duke e zhvilluar ekonominë e vet e forcon sovranitetin, e forcon flamurin e vet kombëtar shqiptar dhe flamurin e shtetit të Kosovës anë e kënd botës. ky është fillimi i ri. . Do të përkrahim ndërmarrësit tanë, të cilët janë heronjtë e vërtetë të Kosovës. Ata të cilët po punojnë me vendosmëri për ta quar Kosovën tonë përpara”, tha ai.

Veseli tha se Fillimi i Ri do të japë mbështetje të fuqishme bujqësisë, rinisë dhe gruas. Ndërsa tha se nuk do të lejojnë që mjekët të ikin nga Kosova, pasi që atyre do tu sigurohen paga dhe kushte të dinjitetshme. Ndërsa pohoi së ky koalicion ka prioritet që në fillim të mandatit, ta kemi një ushtri të fuqishme. Ndërsa tha se Kosovën nuk mund ta mbrojnë dhe zhvillojnë ata që se njohin shtetin e Kosovës.

“A mundet Kosovën tonë ta mbroj nga sfidat, nga rrezikimet e sovranitetit, nga stagnimi ekonomik. A mund ta mbroj apo udhëheq një koncept i cili, kurrë nuk merr vendim. Nuk e ka ndjenjën e përgjegjësisë, nuk e din ka kemi ardhur, sa shumë kemi hequr, për të arritur deri këtu. Asnjë koncept i cili nuk e njeh Kosovën shtet, të pavarur e sovran. Veç Serbia se njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Veç Serbia se njeh flamurin e shtetit të Kosovës.. Kosova jonë, Kosova perëndimore, Kosova e shpresës dhe lirisë ka nevojë që populli të mos ndahet, të mos përçahet, të mos shahet mes vete por të jemi të bashkuar, ashtu siç kemi qenë në rrethana më të rënda të lirisë. Nuk ka Kosova jonë kohë për të humbur. Nuk ka Kosova jonë as komoditet t’i humb miqtë e vet, me të cilët e ka arritur lirinë. Për miqësinë tonë të përjetshme me SHBA, Anglinë, Gjerma ninë, Francën, Italinë. Kosova jonë ka nevojë për zhvillim ekonomik, Kosova jonë ka nevojë për ndërmarrësi të fuqishme, për fermer të fuqishëm, të cilët qëndrojnë pranë familjes së tyre, tokës së tyre. Fëmijët tanë rriten në Kosovë, shkollohen në Kosovë. Kjo është Kosova e re, ky është fillimi i ri”, tha ai.

Ndërkaq kandidati Elmi Reçica tha se fitorja e pakontestueshme e koalicionit të madh rreth të cilit janë bashkuar të gjitha ngjyrat e ylberit politik, , është në interes të shtetit të Kosovës dhe zhvillimit të tij.

“Mirëpo pjesa qenësore pjesa më e rëndësishme e këtij koalicioni të madh do të jetë PDK, me aleatët e saj dhe Kadri Veseli. Kjo është garanci e fuqishme, që kjo Qeveri dhe ai Parlament, do të jetë më funksionali dhe më i fuqishmi, më i rëndësishmi dhe më rezultativi, se sa të gjitha që deri tash që kanë qenë. Ne po flasim se projekti është i mirë, programi është i mirë, koalicioni është i mirë, lideri dhe liderët janë shumë të mirë. Por një gjë duhet ta keni parasysh që për të dal kjo jashtëzakonisht mirë, e fuqishme, ne duhet të mobilizohemi që deri me 11 qershor”, tha ai.

Ndërsa Agim Aliu tha se Ferizaj tashmë ka vendosur, që ta mbështes PDK-në, pasi ka dëshminë dhe faktin e qeverisjes së PDK-së dhe se nuk e do stagnimin.

“Qytetarët e Ferizajt e dinë mirë që fillimi i ri numri 12 është garanci e plotë për ti dhënë mundësi reale vetvetes. Sepse është investimi për vete, për familjen zhvillimin ekonomik, social e kulturor. . Ferizaj sot i thotë PO, fillimit të ri, sepse nuk e do stagnimin. Nuk e do ngecjen. Nuk e do prapakthimin”, tha ai./kp