Aktuale

Veseli flet për terrorizmin: Kosova mos të shndërrohet pre e as një lufte speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, duke komentuar mundësinë e ndonjë sulmi terrorist në vend u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilent, që Kosova mos të bëhet preh e asnjë lufte speciale.

Ai këto komente i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kur është pyetur nga gazetarët për gjendjen e sigurisë.

“Ftojë qytetarët që jetë jenë më vigjilent që Kosova mos të shndërrohet pre e as një lufte speciale. Kosova është vend stabil i orientuar nga Europa”.

“Ata që dëshirojnë ta dëmtojnë stabilitetin e vendit nuk ja duanë të mirën vendit”, ka thënë Veseli përcjell lajmi.net.

Ndryshe Policia e Kosovës që nga mbrëmë ka shtuar masat e sigurisë pas ‘alarmit’ për ndonjë sulm të mundshëm terroristë. Shqetësim të ngjashëm ka ngritur edhe ambasada amerikane në Kosovës e cila u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë, që të kenë kujdes gjatë Festës së Pashkëve.

the authorE B