Aktuale

Veseli jep një lajm të mirë për Kosovën!

Kryeparlamentari Kadri Veseli, është takuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme të Finlandës ku edhe mori një rikonfirmim për mbështetjën e këtij shteti ndaj Kosovës në anëtarësimin në Interpol, përcjell “Zëri.Info”.

Veseli po ashtu në “Facebook”, ka thenë se kjo mbështetje e Finlajndës nuk do të mungojë as në proceset e tjera që kanë rëndësi për vendin tonë.

“Finlanda do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Interpol. Këtë ma rikonfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme i këtij shteti, Kai Mukkanen. Mbështetja e Finlandes nuk do të mungojë edhe në proceset tjera për Kosovën, veçanërisht në agjendën për integrime evropiane”, ka shkruar Veseli./ZËRI