Aktuale

Veseli: Krimin duhet ta luftojmë vet, me ndihmën e EULEX-it

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pasi krimi i organizuar është vetëm krim dhe duhet të ndalen sulmet ndaj UÇK-së.

Ai në seancën ku po diskutohen dy projektligjet për EULEX-in, ka thënë se qëndrimi politik i PDK është që t’i vazhdohet mandati EULEX-it në Kosovë.

“Ky është qëndrim opsion e vetëm në Republikën e Kosovës në orientimin e vet pro perëndimor dhe pro SHBA-ve dhe kemi të bëjmë me të ardhmen e EULEX-it. Ajo çfarë do të dëshiroja të flisja rreth të ardhmes së EULEX-it, është mënyra e bashkëpunimit mes nesh. Sa po e ndihmon kjo prezencë e BE-së, integrimin Kosovës drejtë strukturave të BE. Kemi bërë progres të jashtëzakonshme me MSA dhe liberalizimin e vizave besoj që në fund të vitit qytetarët do të lëvizin lirshëm. Por kemi një pjesë që nuk kemi arritur progres. Aty ku ka ngecje është pjesa e shtetit ligjor në republikën tonë. Do të dëshiroja se vazhdimi i EULEX-it të kontribuonte këtij rrugëtimi dhe të mos e lajmë fajin jetim se duhet të kemi shtet ligjor në Kos ovë, perspektivë ekonomike dhe integrim drejtë BE-së. Do të doja që ky mesazh i ynë dhe ky vendim i ynë që do ta marrim sot është vendim i fuqishëm por partneritetit me BE dhe dëshirojmë që bashkërisht të kemi rezultate të mëdha sepse Kosova ka nevojë të ketë rezultate të mëdha në fushën e sundimin e ligjit. Çdo dështim që ndodh në komponentin e drejtësisë e marrim ne si kosovarë, duhet ta kemi parasysh që institucionet dhe drejtësia në Kosovë, kanë aftësi. Shqetësim i imi, qëllimi jonë është të integrohemi në BE. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Të ndalen sulmet ndaj UÇK –së, deri në shtator 1999 ka pasur ushtar dhe komandantë, le ta harrojnë të gjithë matrapazët që kanë me i fut ushtarët e UÇK-së me e ulë kokën për gjërat e liga që kanë ndodhur pas shtatorit 1999. Secili merr përgjegjësinë e vet”, tha ia.

Veseli shtoi se paragjykimet ndaj luftës duhet të ndalohen dhe kompone nta e EULEX-it nuk është këtu që t’i luftojë ushtarët e UÇK-së.

“Krimin duhet ta luftojmë ne vet, duke u ndihmuar nga EULEX. Pa shtet ligjor nuk do të ketë investitorë, mungesa e shtetit ligjor nuk e sjellë diasporën për të investuar, qëndrimi politik i PDK-së, do ta votoj vazhdimin e mandatit të EULEX-it, kemi nevojë për një bashkëpunim dhe koleget perëndimor të kenë besim më të madh ndaj nesh sepse jemi të gatshëm të ballafaqohemi me secilën sfidë”, tha ai./KosovaPress/