Aktuale

Veseli optimist se qytetarët do të lëvizin lirshëm këtë vit

Kryetari i Kuvendit ka thënë se fundi i vitit do t’i gjejë kosovarët me liberalizim vizash, pavarësisht se në fjalimin e tij ditë më parë në Kuvend tha se veprimi i deportimit të shtetasve turq në Turqi e ka kthyer Kosovën prapa në hapa.
Por, politologu, Ramush Tahiri, thotë se jetëgjatësia e këtij koalicioni varet nga opozita nëse do të bëjë marrëveshje për një datë zgjedhjesh, apo mocion mosbesimi.

Thotë se zgjedhjet në tetor do të mundësonin të ecnin përpara shumë procese, madje përmend edhe punën në reformë zgjedhore.

LDK-ja pritet që gjatë javës të dalë me propozime konkrete për dalje nga kjo situatë.

Kanë paralajmëruar mundësinë e një marrëveshjeje politike që vendin do ta çonte në zgjedhje të parakohshme.

Një ftese për tryezë kanë paralajmëruar se do t’i përgjigjen partitë në opozitë, ndërkohë ato në pushtet kanë thënë se atë do ta vendosin veç e veç në parti, por këtë kohë nuk e shohin si të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme.