Aktuale

Veseli paralajmëron demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se Kosova do të jetë anëtare e BE së dhe se qytetarët duhet të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai ka paralajmëruar se shpejt do të kryhet edhe çështja e demarkimit të kufirit me Serbinë.

“Do të kryejmë të gjitha obligimet që janë në rrugëtimin tonë drejt BE- së. Do ta kryejmë dhe obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë, përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë tani me Malin e Zi, presim të shkojmë dhe më tutje dhe shpejt dhe me Republikën e Serbisë ta kryejmë çështjen e kufirit dhe të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin – shtet i pavarur e sovran Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.