Aktuale

Veseli për zgjedhjet: Uroj që Maqedonia ta zhbllokojë procesin e integrimeve

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar partitë politike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni.

Veseli nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se shpreson që zgjedhjet e mbajtura do ta zhbllokojnë procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

“Përgëzoj aktorët politikë të Maqedonisë për procesin zgjedhor të rregullt që u zhvillua atje. Uroj që këto zgjedhje të rëndësishme për fqinjët tanë të zhbllokojnë procesin e tyre të integrimit në strukturat euro-atlantike. Për shqiptarët në Maqedoni, tashmë uniteti është jetik”, ka shkruar Veseli.