Sport

Veseli premton lojtarëve të Kosovës nga 100 mijë euro në rast kualifikimi në Botëror

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u ka premtuar nga 100 mijë euro lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës në rast se kualifikohen në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Këtë premtim Veseli e ka bërë sot në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas gjatë vizitës që i bëri lojtarëve të përfaqësueses që në këtë stadium bënë stërvitjen e parë para ndeshjes me Kroacinë.

Veseli është i bindur se lojtarët e përfaqësueses do të kenë paraqitje të mirë në duel me ekipin kroat e cila lihet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër./KosovaPress/