Aktuale

Veseli i shpreh ngushëllime familjes Dehari

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari.

“Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”, thuhet në deklaratën e kryeparlamentarit Veseli./KosovaPress/