Aktuale

Veseli shtron Darkën e Bajramit në oborr të Kuvendit

Në mëngjes ka paraparë të vizitojë BIK’un, e në mbrëmje Kadri Veseli do të shtrojë darkë për Bajram. Kështu ka njoftuar Kuvendi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, të martën, në ora 10:00, për të uruar drejtuesit e saj për festën e Fitër Bajramit.

Ndërsa, të njëjtën ditë Veseli, shtron darkë në të cilën janë të ftuar të drejtues të bashkësive fetare në Kosovë dhe grupe të tjera shoqërore.

Darka shtrohet në oborrin e Kuvendit të Kosovës