Aktuale

Veseli: Të shtunën seanca për Qeverinë

Kryetari i ri i Kuvendit Kadri Veseli në fjalën e tij pas zgjedhjes në krye të legjislativit tha se sot është një ditë e madhe pasi 27 vjet më parë deputetët e atëhershëm nxorën Kushtetutën e Kosovës.

Veseli theksoi se është nder për të ta drejtojë institucionin më të lartë ligjvënës.

Ai tha se dallimet politike nuk mund ta justifikojnë bllokimin e shtetit.

Sipas Veselit Kosova nuk ka kohë për të humbur, por duhet të orientohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Problemet e dy viteve të kaluara, si ajo e demarkacionit, Veseli tha se nuk janë qështje të vetëm një partie, por e një shteti, madje sa më shumë vonohen aq më shumë humbë Kosova. Kreu i Kuvendit shtoi se duhet t’i mbyllin çështjet e hapura.

Veseli bëri thirrje që t’i harmonizojnë për pesë çështjeve kryesore në Kosovë, që të kenë qëndrim unik për reformën e zhvillimit ekonomi, reformën në arsim e Shëndetësi, Formimin e ushtrisë, dialogun me Serbinë.