Aktuale

Vetëplagoset një person në Pestovë

Policia njofton se një person në fshatin Pestovë të Vushtrrisë duke manipuluar me armë zjarri është vetëplagosur në këmbë.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë./GazetaExpress

the authorBurbuqe Metolli