Aktuale

Vetëvritet autori i krimit makabër në Palasë

Jorgo Zani, 31-vjeçari me probleme mendore i cili masakroi një 12 vjeçar në gusht të vitit të kaluar në Palasë, është vetëvravë duke u hedhur nga tarraca e burgut të Krujës, ku po vuante dënimin.

Ai është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë, duke ndërruar jetë. Jorgo Zani masakroi 12-vjeçarin me të cilin kishte edhe lidhje gjaku dhe pas vrasjes së të miturit, ka vazhduar me dhunimin e trupit të tij, duke i prerë kokën.

Minoreni banonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Palasë tek gjyshja. Autori i këtij krimi në fshat njihej si person me probleme mendore. Sipas policisë, ai është ndaluar ndërsa vazhdonte të dhunonte kufomën e adoleshentit, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë.