Rajon & Botë

Vetëvritet nënkryetari i Lotte, ditën që do të merrej në pyetje për korrupsion

Nënkryetari i Grupit Lotte në Korenë e Jugut, është gjetur i vdekur, disa orë para se të merren në pyetje rreth një hetimi për korrupsion.

Hetuesit policorë kanë thënë se shkaku i vdekjes, mund të ketë qenë vetëvrasja, raporton BBC.

69 vjeçari  do të merrej në pyetje të premten, për një hetim rreth një fondi të fshehtë, dhe parregullsi financiare  në këtë kompani, transmeton KosovaPress.

Lotte ka seli të përbashkët në Japoni dhe Korenë e Jugut, si dhe ka në pronësi biznese nga hotele të prodhimeve kimike.