Aktuale

Vetëvritet një person në Prapashticë pasi plagos një 16 vjeçare

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka zbuluar trupin e pajetë të një personi në afërsi të fshatit Prapashticë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Floria Ahmeti, ka thënë  se i dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka kryer vetëvrasje pas plagosjes që i ka shkaktuar një 16-vjeçareje.

“Rreth orës 13:00 kemi marrë marr informatën për një person të plagosur, i gjinisë femërore, e lindur në vitin 2000. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe fazës preliminare të hetimeve, ka dalë që është edhe një person tjetër i dyshuar në këtë rast. Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të një personi në të 30-at”, ka thënë Florie Ahmeti për Koha.net

Ahmeti ka theksuar se në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “vetëvrasje” dhe “tentim-vrasje”.