Tech

Veturat më të reja në “Shfaqjen motorike të Parisit”

Kërkesa e blerësve për makinat sportive kaloi pritshmërinë e auto-kompanive të cilët i paraqitën modelet e tyre më të reja në “Shfaqjen motorike të Parisit”.

Makinat sportive paraqesin çerekun e veturave të shitura në Evropë dhe numri i shitjeve po rritet shpejtë, përderisa njerëzit po heqin dorë nga përdorimi i veturave tradicionale “Salun”.

“Ditëve të veturave “Salun” u ka ardhur fundi. Jo përfundimisht po shkojnë shumë dobët sepse tani kemi diçka që është më e mirë, më e praktike dhe më e sigurt. Duket bukur dhe ka hapësirë për më shumë gjëra”, tha Aleks Goy, editor në carfection.com.

Kompanitë më të mëdha globale prezantuan modelet e tyre më të reja, me çka edhe llojllojshmëria e veturave është jashtëzakonisht e madhe madje edhe e kapshme për madhësinë e të gjitha kuletave.