Aktuale

Video e re nga afër menjëherë pas ngjarjes: Qytetarët mundohen t’i ndihmojnë të plagosurit

Një video e re ka ardhur në redaksinë e Korrespodenti, e xhiruar me telefon menjëherë pas ngjarjes.

Në video shihen disa qytetarë që përpiqen të ndihmojnë të plagosurit, menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme që tronditi sot gjithë Prishtinën.

Deri më tani për rastin në ‘Mati 1’ dihet dy persona kanë vdekur se dy të të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Indeksonline ka kuptuar se i vdekuri është B.Mehmeti.

Edhe personi i dytë i plagosur sot në Lagjen e Spitalit, ka vdekur.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Koha Ditore”, zyra për informim e QKUK-së.

“Po ka vdekur personi i dyte, i cili përkundër përpjekjeve të mjekeve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Korrespodenti

the authorBurbuqe Metolli