Fun

Videoja e animuar që duhet ta shihni sonte

Një student ka krijuar një video të animuar, e cila do t’ju bëjë që ta dashuroni frikën tuaj.

Frika është një emocion, një ndjenjë e pakëndshme ose shqetësuese e cila shkaktohet nga prezenca e rrezikut ose dhimbjes.

Frika nga lartësitë, uji, minjtë, gjarpërinjtë, injeksionet, fluturimi, vdekja, vetmia, të gjitha janë fobi të vërteta, transmeton Gazeta Express.

Sipas hulumtuesve, fobitë prekin rreth 10% të të rriturve. Por, siç kishte thënë Rosvelti dikur, “Gjëja e vetme nga e cila duhet të frikësohemi, është vetë frika”.

Studenti Nata Metlukh nga Shkolla e Filmit në Vancouver, ka dhënë një shembull të mirë që nuk duhet të harrohet: frika nuk është gjithmonë e keqe, nuk është gjithmonë negative dhe nuk është armiku ynë.

Qeniet njerëzore janë krijuar për të ndjerë frikë. Është pjesë e përgjigjes sonë. Frika e shtyn trupin tonë në veprim, duke na shpëtuar nga situata të ndryshme dhe shpesh duke na mbrojtur.

Për shembull, frika nga veturat mund të na bëjë më të kujdesshëm kur kalojmë rrugën. Për ta kuptuar më mirë frikën tuaj, shikojeni videon e animuar:

Leave a Reply