Sport

Vieri i del në mbrojtje Benzemas, sulmon Linekerin

Gary Lineker ka vazhduar në ditët e fundit ta sulmojë Karim Benzeman, ndërsa kulmi i kritikave ishte në ndeshje me Tottenhamin.

Christian Vieri e ka sulmuar anglezin, duke i dal në mbrojtje Benzemas.“Nuk e di pse Lineker është në televizion”, ka thënë Vieri për beIN Sports USA.

“Ta kuptosh që edhe ai ka qenë sulmues, dhe kur një sulmues nuk shënon dy ndeshje, a duhet ta vrasësh? Ai duhet ta dijë më mirë…”, ka thënë Vieri.Lineker nuk ka përtuar ta kthej përgjigjen për ish sulmuesin e Juventusit, Interit dhe Atleticos.

“Unë jam në televizion dhe për befasi duhet të flas për futbollin, gjë që janë të involvuar lojtarët”, ka shkruar Lineker.Lineker ka luajtur në Spanjë te Barcelona.