Rajon & Botë

Virusi misterioz, vdes personi i katërt në Kinë

Një virus misterioz është përhapur në Kinë, vdes personi i katër që është infektuar.

Thuhet që virusi është duke u përhapur përmes kafshëve dhe po përhapet edhe tek njerzit, raporton “BBC” , transmeton lajmi.net.

Një burrë 89-vjeçar ishte viktima e fundit e virusit që e shkakton një lloj pneumonie. Ai jetonte në Wuhan, pikërisht në qytetin ku u shënuan rastet e para.

Më shumë se 200 raste të infektimit janë raportuar në qytetet kryesore të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shangain.

Në një deklaratë tjetër, Komisioni Komunal i Shëndetësisë në Wuhan njoftoi se së paku 15 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me këtë virus, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Rasti i parë i këtij virusi u shënua në fund të vitit të kaluar në Wuhan, ku jetojnë 11 milionë njerëz.

Virusi tashmë është përhapur edhe jashtë Kinës. /Lajmi.net/