Aktuale

‘Visar Ymeri është përdorur si “kukull” e Albin Kurtit’

Njëri nga ish- themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Gashi, ka theksuar se Visar Ymeri është përdorur si kukull nga ana e Albin Kurtit, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV).Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka arritur t’i kuptojë se cilat janë arsyet reale se pse janë larguar të pakënaqurit nga VV-ja.“Të gjitha letrat që i kanë shkruar të larguarit, kanë qenë të çuditshme, por që sipas tij, letra më e çuditshme ka qenë ajo e Visar Ymerit. Letra e Ymerit është e çuditshme, sepse ai flet për tri pika, e ajo është: besnikëria ndaj konceptit, besimi reciprok në mes aktivistëve dhe vetmohimi i aktivistëve, dhe për të cilat nuk jep sqarime shtesë”, ka shtuar Ymeri.


Sipas tij, Ymeri duhet të tregoj se kush e ka braktisur besnikërinë ndaj konceptit, pastaj pse ka nisur mu shkatërru se kush nuk po ka gatishmëri për vetmohim për idealet e VV.“Unë një gjë që nuk kam arritur ta kuptoj është se pse nuk duhet të mos kandidoj Albin Kurti për të parin e VV dhe se çka e ndalon atë”, ka theksuar Gashi.