Aktuale

Vjedh tre herë shtëpinë e bashkëfshatarit, arrestohet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka vjedhur tre herë të njëjtën shtëpi brenda një muaji. Llazar Piperi nga Çifligu i Korçës, duket se ka pasur njohje me J.D., 58 vjeç, banorë të të njëjtit fshat.

Ai u arrestua në flagrancë teksa kishte vjedhur një shumë prej 60 mijë lekësh dhe disa bizhuteri floriri.

Ndërkaq nga hetimet e kryera rezulton se Piperi më datë 5 nëntor ka vjedhur 50 Euro dhe 6000 lek të reja dhe më pas më 25nëntor dhe 350 Euro. Ndaj 18-vjeçarit rëndon akuza e vjedhjes së kryer më shumë se një herë.