Aktuale

Vjosa Osmani e Ilir Deda tregojnë se nesër votojnë për shpërndarjen e Kuvendit

Pas takimit që e pati me Dardan Sejdiun e PSD-së, Ilir Deda deputet i Alternativës u takua sot gjatë ditës edhe me Vjosa Osmanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, deputeti Deda, derisa, i njëjti ka shkruar se janë gati për shpërbërjen e Kuvendit.

Ky mbishkrim si duket nuk i ka pëlqyer deputetes së PSD-së, Shqipe Pantina, që ka komentuar në foto e çuditur ‘Shpërbërjes???’, derisa, termi i saktë sipas saj është ‘Shpërbërje’.

Ndryshe, Deda gjatë ditës është takuar edhe me deputetin Dardan Sejdiu, që për Express, pasi që u pa me deputetin e Alternativës në një nga kafetë e Prishtinës, tha se kanë folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme./Express/