Ekonomi

Vlera e mallrave të liruara për prodhues në import për 2019 është 370 milionë euro

Vlera e mallrave që janë importuar me zero taksa në import për prodhuesit vendor në vitin e kaluar ka qenë 370 milionë euro apo 10.5% e totalit të vlerës së importit në 2019, njofton Dogana e Kosovës.

Ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për  prodhuese përgjatë vitit 2019  është rreth 81.5 milionë euro, që paraqet një rritje prej rreth 9.7 % krahasuar me vitin paraprak 2018. Nga kjo shumë prej 81.5 milionë,  ndikimi në taksën doganore ka qenë  9 milionë, 11.5 milionë euro në taksën e akcizës dhe 61 milionë euro në TVSH.

Dogana gjithashtu njofton se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 milionë euro apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit 2018.

Ndikim në këto të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi më  1 shtator 2019, ku efekti në të hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj  ishte në vlerë  2.5 milionë euro.

“Totali i  lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-se  dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 milionë euro në taksat importuese”, thuhet në deklaratën për media të Doganës së Kosovës.

the authorGazetaKNN