Vllahiu premton fond të veçantë për nënat vetushqyese

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, vizitoi Shoqatën e Grave.Vllahiu tha se këto gra do të kenë mbështetjen nga komuna ku do të krijohet një fond i posaçëm, raporton Ekonomia Online.

“Do të bëjmë zgjidhje për to. Do të krijojmë një fond të posaçëm për nënat vetushqyese, do të bëhet zgjidhje për rastet sociale, do të bëhet vendosja e tyre në banesa, do të mundësojmë trajnimin e tyre në rrobaqepësi, që të krijojnë të ardhurat e tyre përmes punës së tyre, fond për nënat vetushqyese”, tha Vllahiu.

Nadire Krasniqi, pjesë e shoqatës së grave, tregon se hallet e tyre janë mungesa e përkrahjes nga komuna.

“Hallet dhe problemet e të gjitha këtyre grave i përcjell që shumë vite, biznesi i krijuar nga ne “Art modest” për rrobaqepësi i duhet me gjet mbështetje. Ne i shtruam hallet tona me zotin Vllahiu dhe presim një përkrahje”, tha Krasniqi.