Aktuale

Vodhi 2 mijë euro në bankë, arrestohet 19-vjeçari në Mitrovicë

Policia e Mitrovicës njofton se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, derisa ishte duke patrulluar Njësia e Hetimeve Rajonale, ka vërejtur se i kërkuari për veprën penale ‘grabitje’, Ç. B. 19 vjeçar, gjendet në veturën e cila ishte në lëvizje, ku policia ka arritur ta përcjellë veturën në fjalë duke bërë arrestimin e këtij personi të dyshuar.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’, të raportuar më 14 maj në Vushtrri.

Nga hetimet e deritanishme, bazuar në deklaratën e viktimës, bëhet e ditur se më 14 maj i dyshuari në një bankë ka grabitur 2 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

the authorBurbuqe Metolli