Sport

Vogëlushja kosovare mahnit David Beckhamin (Foto)

Për sukseset e vogëlushes së talentuar kosovare, Erza Muqolli, kanë dëgjuar edhe yjet me famë botërore.

 

Vajza nga Kosova që jeton në Francë së fundmi është takuar me super yllin anglez, David Beckham.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shihet vogëlushja kosovare në krahët e futbollistit me famë botërore.

Kujtojmë se Muqolli ka qenë pjesëmarrëse në ‘Franca got’s talent’ ku u rendit e treta në listën e talenteve më të mirë në këtë shtet./