Tech

Volkswagen blen veturat që i shiti me softuerin mashtrues

Prodhuesi gjermani i veturave është pajtuar që të blejë veturat e saja me naftë të cilat kanë softuerin mashtrues për emitimin e gazrave, pasi vendosi që të mos apelojë vendimin gjyqësor gjerman që mbështet thirrjet e paditësve për kompensim, raporton Reuters.

Agjencitë e konsumatorëve në të gjithë Europën kanë kërkuar kompensim nga Volkswagen, për shoferët që kanë blerë makina me naftë me kredenciale si për vetura të gjelbra, transmeton koha.net.

Pavarësisht pranimit të gabimit nga VW në SHBA, ata thonë se në Evropë nuk e kanë thyer ligjin dhe nuk shohin nevojë për kompensim të konsumatorëve evropianë.

Por vendimet e shkallës së parë nga gjykatat rajonale të Arnsberg dhe Beyreuth, të cilat i kanë mbështetur thirrjet e paditësve për kompensim, tani bëhen ligjërisht të detyrueshme, pasi Volkswagen vendosi të heqë dorë nga ankesa.

Volkswagen ka treguar se është duke punuar për të rregulluar të gjitha veturat e prekura nga skandali Dieselgate deri në vjeshtë të këtij viti.

the authorE B