Tech

Volkswagen paguan pesëmbëdhjetë bilionë për shkak të mashtrimit

Prodhuesi i veturave gjermane Volkswagen ka raportuar se ka pranuar të paguajë pesëmbëdhjetë bilion dollarë, pronarëve të veturave në SHBA pasi i ka mashtruar ata gjatë testit të emetimit.

Sipas BBC-së, marrëveshja nënkupton ofertën për të riparuar apo për t’i blerë prapë veturat e prekura me naftë dhe t’iu paguajë pronarëve kompensimin, transmeton KosovaPress.

Vitin e kaluar, rregullatorët amerikanë kishin zbuluar se veturat VW ishin të pajisura me një softuer i cili mund t’i shtrembëronte testet e emetimit.

Njëmbëdhjetë vetura ishin të prekura në tërë botën.