Tech

Volkswagen Toureg i ri me çmim mjaft të lartë (Video)

Edicioni i fundit i modelit Toureg që është lansuar së fundmi, ka çmim fillestar prej 50 mijë dollarëve, që po konsiderohet si shumë i lartë.

Meqenëse pamja tij nuk është ndryshuar që nga viti 2010, nuk duket se Volkswagen ka investuar shumë në këtë SUV, duke pasur parasysh zhvillimin e madh të këtij lloji makinash, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, me 3.6-litra V6 dhe 280 kuajfuqi, nuk duket se arrin pritshmërinë sa i përket shpejtësisë.

Njohësit e veturave, kanë thënë se shuma është shumë e lartë, duke llogaritur se VW Atlas që ka tre radhë të ulëseve, do të kushtojë vetëm 30 mijë dollarë. /Telegrafi/

the authorE B