Aktuale

Vonesat e KE’së, shtyjnë liberalizimin e vizave për vitin tjetër?

Komisioni Evropian, ende nuk publikuar raportin vlerësuar për heqjen vizave për Kosovën, edhe pse një gjë e tillë ishte paraparë të ndodh më së largu sot.
Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh shpejtë. Kjo pasi në agjendën e Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, raporti për Kosovën ka qenë në rend ditë për 10 korrik.

Sipas Artan Muratit nga Instituti Demokratik i Kosovës, LBIE e ka hequr këtë pikë nga rendi i ditës.

Sipas tij, në këtë situatë Kosova edhe nëse raport pozitiv, heqja e vizave për këtë vit është në pikëpyetje për shkak të vendimmarrjes në BE.

“Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian e kishte vënë në rend të ditës votimin për këtë raport për datën 10 korrik. Mirëpo, LIBE tanimë ka hequr këtë pikë nga rendi i ditës, pasi nuk ka ardhur ende njoftimi nga Komisioni Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”.

“Pra, tani Kosova gjendet në një situatë që edhe nëse marrim një raport pozitiv nga Komisioni Evropian, megjithatë nuk është e sigurt se vizat mund të hiqen këtë vit, për shkak të procedurave vendimmarrëse në BE”, ka shkruar Murati në Facebook.

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës ishin shprehur të bindur se rekomandimi për heqjen e vizave do të ndodh në fund të muajit qershor apo fillimin e korrikut.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ditë më parë kishte deklaruar se për një vendim të tillë gjithçka është në dorë të BE-së, duke u shprehur se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Ndërsa, që edhe ekspertë të integrimeve evropiane janë shprehur se skeptik që vizat të hiqen këtë vit, duke vlerësuar se Kosova ka dështuar të plotësojë kriterin e fundit, atë të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

=

the authorE B