Rajon & Botë

Vranë fëmijën 2 vjeç, merret vendimi për gratë lesbike

Dy gra lesbike u dënuan nga gjykatat britanike pasi u shpallën fajtor për rrahjen barbare me pasojë vdekjen e një fëmijë 2 vjeçar.

Mamaja e fëmijës Rachel Fee u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të birit Liam, të cilin e kishte nga një martesë e mëparshme, ndërsa partnerja e saj Nyomi Fee u dënua me 24 vite burg.

Ato u shpallën fajtore për vrasje, abuzim dhe neglizhim.

Krimi i tmerrshëm ndodhi më 22 mars të vitit 2014, ku fëmija vdiq për shkak të dëmtimeve në zemër.

Gratë fajësuan një fëmijë tjetër për ngjarjen, por policia e zbuloi shpejt krimin e rëndë.