Rajon & Botë

Vrasësi i Munihut planifikoi sulmin për më shumë se 1 vit

Sulmuesi 18 vjeçar i Munih që vrau të premten nëntë persona, sipas policisë, ai kishte planifikuar sulmin për më shumë se 1 vit.

Vrasësi adoleshent i cili vrau nëntë persona në Munih të premten, kishte planifikuar sulmin në qendër tregtare të Munihut për më shumë se një vit, kanë thënë autoritetet gjermane.

David Sonboly, 18 vjeçar, kishte një pistoletë Glock me më shumë se 300 plumba. Sonboly vrau veten pasi vrau 9 personat, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Tri nga viktimat ishin nga Kosova, tre nga Turqia dhe një nga Greqia. Një tjetër 37 vjeçare u plagos rëndë dhe 10 të tjerë të plagosur janë në gjendje kritike.