Aktuale

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi – Arrestohet një person i ‘afërm’ me Gylenin

Forcat turke të rendit kanë arrestuar të enjten në Ankara një ish nëpunës civil, anëtar i dyshuar i FETO-s, me akuzën se qëndron prapa atentatit në të cilin mbeti i vrarë ambasadori rus në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Personi i arrestuar me inicialet S.S, është një ish i punësuar në Drejtorinë për Informacion dhe Teknologji Komunikuese (ICTA), ndërkohë që thuhet se bëhet fjalë për një pjesëtar të lartë në hierarkinë e organizatës terroriste FETO.

I arrestuari, thuhet të ketë qenë epror i policit Mevlut Mert Altintas, më saktësisht personit i cili më 19 dhjetor të vitit 2016 kreu një atentat duke qëlluar për vdekje ambasadorin rus në Turqi, Andrey Karlov.Të hënën, prokurorët dhanë urdhër për arrestimin e tetë personave, përfshirë udhëheqësin e grupit terrorist FETO, Fetullah Gülen, lidhur me lidhjet e mundshme në vrasjen e ambasadorit.

Burime brenda forcave të rendit, thonë se i dyshuari S.S. është identifikuar të ketë qenë përdorues i aplikacionit ByLock, një program i fshehtë të cilin e kanë përdorur komplotistët gjatë grusht shtetit të dështuar.

I dyshuari, thotë më tej burimi, besohet se është përgjegjës për fshirjen e emaileve të Altintasit si dhe për dërgimin e udhëzimeve në adresë të pjesëtarëve të grupit terrorist, përfshirë organizimin e vrasjes së ambasadorit.Kujtojmë se ambasadori rus në Ankara, Andrey Karlov, u vra në një atentat më 19 dhjetor të vitit 2016 në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara. Sulmuesi 22 vjeçar, Mevlut Mert Altintas, i cili pas atentatit është ngjitur në katin e dytë të godinës është qëlluar nga forcat speciale të policisë turke pas rreth 15 minutash.

Vrasja e tij ndodhi në kohën kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë filluan të përmirësohen, pas një acarimi nga shkaku i rrëzimit të avionit luftarak rus në hapësirën ajrore turke.

Një hetim ka zbuluar se atentatori ka patur lidhje me FETO-n, e cila u përpoq që vrasjes t’i mveshë petkun ekstremist.

Prokurorët turq thanë se Altintas ka njohur personalisht Gülen-in.