Aktuale

Vrasja e Ilir Zeqirit në Skënderaj, policia arreston dy persona

Dy persona janë arrestur si të dyshuar për vrasjen e Ilir Zeqirit në Prekaz të Skënderajt.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.Aty bëhet e ditur se personat e arrestuar janë H.F 32 vjeçar, dhe K.I, 19 vjeçar.

“Përveç arrestimit, hetuesit policorë në zonën e Skenderajt kanë realizuar edhe dy bastisje në dy lokacione të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy pushkë automatikë AK 47,14 copë fishekë, është sekuestruar një veturë, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit në kryerjen e ‘veprës penale’”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Lajmi.net/