Aktuale

Vrasja në Vlorë, gjykata lë në burg 19-vjeçarin

Arrest me burg’ ishte vendimi i gjykatës për autorin e vrasjes së Ergys Gjioveshajt, ngjarje kjo e ndodhur me 19 prill në Vlorë, në një lokal nate me muzikë.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore zhvilluar ditën e sotme, i pandehuri Gani Tozaj, nuk ka folur asnjë fjalë, ndërsa avokati i tij ka kërkuar një masë më të lehtë për 19-vjeçarin.

Vrasja në lokal ndodhi pas një debati që autori ka pasur me viktimën, ku më pas degjeneroi edhe në përdorimin e armëve.

Po ashtu, në lidhe me këtë vrasje policia ka shpallur në kërkim edhe Aranit Kondaj, 37 vjeç. /Gazeta Express