Rajon & Botë

Vriten 19 civilë gjatë përleshjes me xhihadistët në Filipine

Të paktën 19 civilë janë vrarë në përleshjet e vazhdueshme midis forcave të armatosura të Filipineve dhe kryengritësve islamikë në qytetin Marawi, thonë zyrtarët ushtarakë.

Ushtria po përpiqet të rimarrë Marawin, në ishullin Mindanao, vend ky i mbajtur deri më tani nga xhihadistët.

Tetë nga të vdekurit u gjetën në një luginë jashtë qytetit, me duar të lidhura dhe plagë në kokat e tyre nga armët e zjarrit.

Të tetë viktimat besohet të jenë marangozë të cilët ishin pjesë e një konvoji evakuimi të ndaluar nga rebelët të shtunën.

Ata besohet se janë vrarë pasi nuk ishin në gjendje të recitonin ekstrakte nga Kurani./KosovaPress/