Rajon & Botë

Vriten 3 ushtarë turq dhe 13 militantë të PKK-së në luftime

Tre ushtarë turq dhe 13 militantë të Partisë së Punëtorëve Kurdistanë (PKK) janë vrarë sot gjatë luftimeve në juglindje të rajonin kryesisht kurd të Turqisë, njoftojnë burimet e sigurisë.

Ushtarët turq ndodheshin në një operacion në rrethinën Daglica të provincës Hakkari, e cila e kufizon Turqinë me Irakun, kur përleshjet nisen, në të cilat u vranë tre ushtarë turq dhe katër militantë, njoftojnë burimet, përcjell Express.

Sipas këtyre burimeve, edhe një ushtar turk është plagosur.

Nëntë militantë të tjerë të PKK-së u vranë, ndërsa katër të tjerë u plagosën rëndë në një operacion në rajonin Hisar të Hakkarit.

Ushtria turke ka thënë më herët gjatë këtij muaji se në total 463 militantë janë vrarë në operacione ushtarake në provincën Hakkari. /Express/