Aktuale

Vritet me thikë një i mitur në Suharekë

Një person i moshës minorene ka humbur jetën sot në Suharekë  si pasojë e therjes me thikë nga disa bashkëmoshatarë  pas një përleshje.

Policia e ka konfirmuar rastin duke treguar se plaga me thikë ishte e rëndë dhe se viktima nuk u kishte mbijetuar plagëve raporton GazetaBlic.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku tre të rinjë të moshës 15, 16 dhe 17 vjeçe nga fshati i Duhlës i kishin sulmuar po ashtu dy të mitur nga fshati Gjinoc të cilëve u kishin shkaktuar plagë me thikë.

Të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Pak më vonë, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit ndërsa i dyti po trajtohet në emergjencë.

Policia ka arrestuar të dyshuarit dhe gjithashtu ka sekuestruar edhe thikën me të cilën është kryer vrasja.

“Rreth orës 13:38 minuta Policia në Suharekë ka pranuar një informacion për një rrahje të disa të rinjve që kishte ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Suharekë. Pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar po ashtu dy të mitur nga fshati Gjinoc të cilëve u kishin shkaktuar plagë me thikë. Të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Pak më vonë, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit ndërsa i dyti po trajtohet në emergjencë. Hetues rajonalë dhe krim teknikët i kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Po ashtu edhe mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale. Pritet intervista me të dyshuarit për të zbardhur rrethanat e rastit.” thuhet në njoftimin e policisë./GazetaBlic.