Aktuale

Vucic reagon ndaj themelimit të unionit të komunave shqiptare: Janë lojëra fëmijësh

Unionin e komunave shqiptare, që u formua të hënën, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq, e ka quajtur lojë fëmijësh të vegjël dhe tregim joserioz.

Vendimi për këtë u mor në ditën e flamurit shqiptar, ndërsa unioni përbëhet nga Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

“Çfarë komunash shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, menduan se janë shumë të rrezikshëm … Ky është tregim për votuesit e tyre. E çka bën ai union? Shtyp flamuj dhe lapsa”, tha Vucic, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp me udhëheqësin e Demokracisë së Re të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, shkruan B92.

Kur njerëzit nuk kanë asgjë për të ofruar, shtoi ai, si rritja ekonomike dhe reformat serioze, atëherë flasim fjalë fëmijësh.

“E unë ju pyes, çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? A nuk e shkëputën një pjesë të Serbisë? Unë mendoj se jo. Kështu është kur luajnë fëmijët, nëse e kanë më të lehtë … nuk jam shqetësuar shumë”, shtoi Vucic.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se në aspektin psikologjik, kjo mund të jetë e rrezikshme, sepse disa njerëzve, siç shpjegoi, mund t’u duket se kanë bërë diçka të madhe, dhe në anën tjetër, kjo sigurisht nuk kontribuon në marrëdhënie më të mira në Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/.