Aktuale

Vuçiq e fillon vitin 2019 me një lajm të keq për Serbinë në lidhje me Kosovën

Aleksandar Vuçiq ka pranuar se çështja e Kosovës është problemi më i madh i Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar se çështja e Kosovës është problemi më i madh i Serbisë.

Ai ka theksuar se Serbia gjendet në një betejë të vështirë duke e krahasuar me një duel të boksit, ku ata gjenden me duar të lidhura.

“Është periudhë e vështirë, sidomos sa i përket Kosovës”, deklaroi Vuçiq në intervistë me edicionin festiv të “Espreso.rs”, transmeton lajmi.net.

“Kur trashëgoni shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008, e para kësaj, kur trashëgoni vendimin për tërheqje nga Kombet e Bashkuara dhe kalim në BE, kur trashëgoni edhe probleme tjera, atëherë duart i keni të lidhura”, shtoi ai.

“Duhet të mbeteni në ring, dhe atë jo vetëm tre minuta por 12 raunde nga tre minuta”, theksoi Vuçiq. /Lajmi.net/