Aktuale

Vuçiq flet për avionët ushtarak të Serbisë që fluturuan dje mbi Preshevë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar rreth fluturimit të aeroplanëve ushtarakë të Serbisë, mbi Preshevë. Fluturimi i tyre ndodhi gjatë ditës së djeshme, derisa KFOR’i në Kosovë ka treguar se të njëjtit ishin në një trajnim dhe se nuk bëhej fjalë për ndonjë rrezik, apo kërcënim nga ana e Serbisë.
Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë ka thënë se s’i kupton kritikat për fluturimin e ulët të avionëve mbi Preshevë.

“Nuk i kuptoj kritikat për shkak të fluturimit të ulët të avionëve mbi Preshevë. Avionët e ushtarakë të Serbisë do të fluturojnë nëpër gjithë hapësirën ajrore të Serbisë. Gjë e tmerrshme që ka fluturuar një avion “Orao”. E kë e ka rrahur ai “Orao?”, ka pyetur Vuçiq duke shtuar se “serbët janë fajtorë vetëm pse janë serbë”.

Vuçiq, siç njofton FoNet, ka thënë se nuk i intereson çfarë do të thotë gjysma e medieve që e sulmon atë pse Serbia ka ushtri dhe pse ajo ushtri marshon nëpër territorin e vet.

“Do ta mbroj vendin tim, vendin tonë. Për këtë jam i zgjedhur” ka thënë Vuçiq.

the authorE B